Pirro Çako flet për herë të parë për partneren e re

Këngëtari i njohur, Pirro Çako ka qenë ditën e sotme pjesë në rubrikën “Për drekë me mua”, ku ndodhej mes personazheve të tjerë publike, me këngëtaren Artjola Toska dhe gazetaren Mirela Milori.

Teka ishte duke drekuar kësaj radhe në shtëpinë e Artjolës, Blerina Bombaj tërheq vëmendje me pyetjen e saj drejtuar Pirros: “A je i lidhur me ndonjë gocë? Sqaroje gjithë këtë publik, gjithë këto goca të reja beqare që janë të interesuara ta dinë.”

Ndërkohë Pirro, teksa i përgjigjet pyetjes, zbulon se aktualisht ndodhet në një lidhje, për të cilën shprehet se shpreson që të vazhdojë gjatë.

“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht jam në një shoqëri shumë të mirë, ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjë”, tha këngëtari.

“Nuk po të pyes për emrin”, i kthehet Blerina me të qeshur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU