• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Saturday, December 14, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha kërkon të fshehë arsyen e “dorëheqjes” së Visho Ajazit?

Mero Baze by Mero Baze
30/10/2017 19:02
“Lojë luftash“ me Kavajën!
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një tërbim të papritur të Berishës për dorëheqjen e Visho Ajazit nga posti i kryetarit të SHISH. Të mërziturin duket se po bën gjithë PD-ja dhe koalicioni opozitar, duke shpikur lloj- lloj skenarësh për “presione” mbi Ajazin. Janë aq kontradiktorë në ato që thonë, sa nga një anë e lavdërojnë si zyrtar superkorrekt, që ka denoncuar kanabisin, nga ana tjetër e shpallin “frikacak” të larguar nga presionet. Ilir Meta e ka pranuar në heshtje zëvendësimin nga pasardhësi i tij. Edi Rama ka ruajtur indiferencën që ka pasur ndaj tij pesë vitet e fundit.

Por përse duket i shqetësuar Berisha?

Për aq sa unë e njoh Visho Ajazin, ai është një besnik i Berishës dhe një njeri që ka qëndruar më afër se Gazidedja pranë tij, prej vitit 1992. Ka qenë pjesë e betejave politike të Berishës, përfshi dhe ato në krizën me SHBA në vitin 1996- 1997, dhe i rikthyer në Shqipëri qysh në vitin 2005, për t’u bërë kryetar i SHISH. Amerikanët e zbrapsën tre herë Berishën në përpjekjet e tij, për ta ndryshuar ligjin e SHISH e për të emëruar Ajazin, më 2005, 2007 dhe 2010. Berisha e arriti atë vetëm kur arriti të marrë Presidentin në vitin 2012.

Kush e mban mend ditën e parë të emërimit të Ajazit, duhet të kujtojë reagimet mosbesues të Ambasadës së SHBA në Tiranë, që ishte gati një mospranim i emërimit të tij.

Pastaj gjërat u qetësuan.

Kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, nuk mund ta lëviznin Ajazin, për shkak të Presidencës së Nishanit, i cili kishte kundërfirmën. Por, as që tentuan.

SHBA pushoi së qeni e shqetësuar me të, dhe biles disa vite më vonë, Edi Rama edhe e dekoroi Ajazin për punën e tij në luftën kundër terrorizmit. Ajo që ishte e dukshme, ishte se Visho Ajazi kishte ditur të qetësonte aleatin strategjik të Shqipërisë, që ka raporte shumë të ngushta me Shërbimin Sekret Shqiptar, duke e pasur atë gati si “grup të gatshëm” në Ballkan.

Dhe Edi Rama, me gjithë rezervat, e kishte pranuar atë.

Është po aq e vërtetë se Ajazi ndërkohë vazhdonte ta mbante miqësinë me Berishën, duke e furnizuar me informacione të tipit “qytetari digjital” për histori droge apo kriminelësh, por deri në atë masë që nuk i prishej puna me aleatët në SHISH.

Tërbimi i Berishës nuk është se Edi Rama i ka bërë vërtet preson Ajazit për ta hequr dhe e ka zëvendësuar me dikë tjetër. Se tjetri, është po ashtu një i emëruar i Gazidedes dhe vartës i Ajazit. Berisha është i shqetësuar se ka kuptuar që Ajazi u largua në mirëkuptim me “garantët” e tij. Ai bën sikur i ulërin Ramës, por në fakt ndjehet i tradhtuar nga Ajazi, që nuk i tha së paku se i ka mbaruar garancia  atyre që e mbajtën në detyrë deri më sot.

Njësoj si tek reforma në drejtësi, Berisha nuk është i shqetësuar përse SHISH po shkon në duar të Ramës, pasi nuk po shkon në duart e tij. Ai është i shqetësuar që SHISH është tërësisht në duar dhe kontroll të aleatëve perëndimorë, dhe kryesisht SHBA, dhe kjo e tremb realisht.

Është e njëjta frikë që e ka pas për Vetting-un, apo SPAK. Bënte sikur bërtiste që po e kap Edi Rama, po në fakt në ëndërr i dilte Lu dhe Vlahutin. Është pak a shumë e njëjta sindromë. Nuk i dhimbset pse ka ikur Visho pa e njoftuar, biles ka mundësi, që privatisht t’ia llogarisë si “thikë pas shpine” këtë akt dorëheqje. Është gjetur i papërgatitur për faktin se tani e tutje, ata që po kontrollojnë reformën në drejtësi, po kontrollojnë dhe SHISH. Dhe atij i duhej që të mos i tremben “ushtarët” dhe t’i dezertojnë. Dorëheqja e Vishos është sinjal i keq për të dhe ai po kërkon t’i mbajë të bashkuar ushtarët e vet, duke thënë se nuk kemi përballë Perëndimin, por Edi Ramën. Është e vetmja mënyrë të shpresojë që nuk do ketë dezertime të tjera, siç i ndodhi në vitin 1997. Dhe të mendosh që Vishua nuk e tradhtoi, as më 1997. Megjithëse atëhere një pasaportë kishte. Tani ka dhe kanadezen.

Next Post
“Azemi frikacak që u vra për gjakmarrje”, Mustafa Nano: Ai kompleksohej nga Berisha

"Azemi frikacak që u vra për gjakmarrje", Mustafa Nano: Ai kompleksohej nga Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Messi, Alba dhe Semedo lënë prapa dëmtimet pak ditë para ‘El Clasicos’

Messi, Alba dhe Semedo lënë prapa dëmtimet pak ditë para ‘El Clasicos’

December 13, 2019
Ardi Veliu niset me urgjencë në Elbasan pas atentatit ndaj dy të rinjve, takim me drejtuesit e policisë

Ardi Veliu niset me urgjencë në Elbasan pas atentatit ndaj dy të rinjve, takim me drejtuesit e policisë

December 13, 2019
KLSH kallëzon në Prokurori drejtues dhe ish-drejtues të Hipotekës së Beratit

KLSH kallëzon në Prokurori drejtues dhe ish-drejtues të Hipotekës së Beratit

December 13, 2019
VIDEO/ Ishte me Merkel dhe Macron, Putin nën masa të rrepta sigurie edhe në banjë, e ruajnë 6 truproja

VIDEO/ Ishte me Merkel dhe Macron, Putin nën masa të rrepta sigurie edhe në banjë, e ruajnë 6 truproja

December 13, 2019
FOTO/ “Deri tani janë regjistruar 1879 tërmete”, Stacioni në Linzë mat lëkundjet e tokës, sizmologu shpjegon skemën

FOTO/ “Deri tani janë regjistruar 1879 tërmete”, Stacioni në Linzë mat lëkundjet e tokës, sizmologu shpjegon skemën

December 13, 2019
VIDEO/ “Zgjohu se s’ke bërë asgjë…”, Ulërimat rrëqethëse të familjarëve të 26-vjeçarit që u ekzekutua në Peqin

VIDEO/ “Zgjohu se s’ke bërë asgjë…”, Ulërimat rrëqethëse të familjarëve të 26-vjeçarit që u ekzekutua në Peqin

December 13, 2019
VIDEO/ Shkoi për ta ushqyer, luani i shqyen dorën punonjësit

VIDEO/ Shkoi për ta ushqyer, luani i shqyen dorën punonjësit

December 13, 2019
Pranë Ramës dhe “e rrethuar” nga ushtria. Me kë ishte sot tifoze fituesja e “Këngës Magjike”

Pranë Ramës dhe “e rrethuar” nga ushtria. Me kë ishte sot tifoze fituesja e “Këngës Magjike”

December 13, 2019
“Kam çliruar shtetin”/ Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua e Kosovën, ua dhash fytyrës

“Kam çliruar shtetin”/ Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua e Kosovën, ua dhash fytyrës

December 13, 2019
I plagosuri i atentatit në Peqin, niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

I plagosuri i atentatit në Peqin, niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

December 13, 2019

Lajmet Me Te Lexuara

  • Detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd, dyshohet se çifti u helmua nga një person 2,091 views
  • “Ça shkolle ke mbaruar ti Alban Dudushi?”, Kryemadhi sherr me gazetarët në studio 1,180 views
  • Horoskopi ditor, e shtunë 14 dhjetor 2019 1,170 views
  • FOTO/ Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar, dedikimet prekëse të miqve: Prehu në paqe! 1,115 views
  • Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 13 Dhjetor 2019 1,031 views
  • GALERI / Kush është çifti nga Librazhdi që u vetëhelmua pas dasmës 850 views
  • Jep edhe shpirtin... Kjo është shenja më zemërgjerë e zodiakut 839 views
  • "Dhe i dhj*rë dhe krenar, vetëm ti je", Salianji sherr me Pezën: Sa herë hapni gojën ju hyn... 737 views
  • Pasi e akuzoi për vrasje me dashje, Kryemadhi ndërron pllakën: Ramën e kam shok… 706 views
  • VIDEO/ "Zgjohu se s’ke bërë asgjë...", Ulërimat rrëqethëse të familjarëve të 26-vjeçarit që u ekzekutua në Peqin 616 views
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In