Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Kavajë.
Burime nga ky qytet bëjnë të ditur se një shtetas ka mbetur i vdekur si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në qendër, pranë Prokurorisë. Informacionet e para thonë se autori është larguar nga vendi i aksidentit.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit.
/a.rada