Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë. Raportohet në aksident janë ëprfshirë 3 automjete të cilat janë pëprlasur mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e quajtur Pishkash. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marë ndihmën mjekësore ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e tyre.
Policia raporton se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën./a.m.