• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përkrah Limos Dizdarit, një grup intelektualësh i bëjnë letër të hapur policisë

by Java News
03/05/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup intelektualësh kanë bërë një deklaratë në mbështetje të Limoz Dizdarit, i cili ditë më parë është kërcënuar me jetë. Letra është botuar sot në Gazetën Shqiptare dhe i bën thirrje policisë që të konsiderojë me seriozitetin maksimal presionet dhe kërcënimet e ulëta ndaj kompozitorit të njohur Limoz Dizdari dhe të mbajë nën kontroll autorët e tyre.

Dizdari nuk i ka bërë publikë emrat e atyre që e kanë kërcënuar, ndërsa avokati i tij, Altin Isufi, përmes një ankese bërë avokates së përgjithshme të shtetit, ka thënë se bëhet fjalë për 230 metra truall brenda kompleksit “Dea” në Ksamil.

DEKLARATA E INTELEKTUALEVE

Të shqetësuar nga lajmi se zoti Limoz Dizdari, personalitet i shquar i kulturës, është vënë së fundi nën presion e kërcënim, ne një grup intelektualësh shqiptarë shprehim indinjatën tonë të thellë për këtë sfidë të re që i bëhet shtetit ligjor e normave më elementare të bashkëjetesës civile. Prej shumë vitesh tashmë, zoti Dizdari drejton Qendrën Kulturore e Artistike “Dea” në Ksamil të Sarandës. Ai ka marrë në përdorim sipas të gjitha rregullave e normave ligjore dhe ka rivitalizuar për qëllime mirëfilli kulturore vatrën e dikurshme të kulturës, e cila pas vitit 1997 ishte shkatërruar e kishte dalë tërësisht jashtë funksionit. Falë pasionit të tij e të bashkëshortes së tij, artistes së njohur Adriana Dizdari, ky mjedis u kthye në një kompleks të vërtetë kulture e diturie, me sallë moderne teatri, bibliotekë të pasur, salla konferencash, galeri pikture, kurse për muzikë e kanto etj. Në këtë mënyrë, Qendra Kulturore e Artistike “Dea” u kthye në një qelizë të vërtetë dijeje e kulture mes një mjedisi të degraduar kulturor e social, siç ishte Ksamili i viteve të tranzicionit. Kjo qendër po kryen në atë qytet një funksion shoqëror të pazëvendësueshëm.

Siç dihet, territori dhe mjediset e kësaj Qendre, dikur vatër kulture, janë pronë e shtetit shqiptar dhe i janë lëshuar në përdorim zotit Dizdari për qëllime kulturore, në përputhje të plotë me destinacionin fillestar të atij institucioni. Ndonëse i është dashur të përballojë vështirësi e të kryejë sakrifica të panumërta, zoti Dizdari arriti ta ringjallë atë Qendër, duke e kthyer në një referencë kulturore e artistike për komunitetin e Ksamilit, të Sarandës e më gjerë. Mirëpo, kohët e fundit, persona të caktuar kanë ngritur pretendime pronësie mbi territorin ku ngrihet qendra në fjalë. Nuk është as tagri, as kompetenca dhe as qëllimi ynë të përfshihemi në çështje ligjore pronësie. Për to ka institucione shtetërore, përkatësisht gjykata, që vendosin. Ajo çka na duket e papranueshme për çdo ndërgjegje e mendje të shëndoshë, është që pretendime të tilla po tentohet të imponohen me gjuhën e rrugës, të shantazhit e të kërcënimit. Është e dhimbshme, që viktimë e një sjelljeje brutale bëhet tani edhe një personalitet i madh i kulturës sonë kombëtare, një autor i mirënjohur për kontributet e tij të mëdha në krijimtarinë muzikore. Ndaj, u drejtohemi organeve të ligjshmërisë dhe në veçanti Policisë së Shtetit që të konsiderojë me seriozitetin maksimal presionet dhe kërcënimet e ulëta ndaj kompozitorit të njohur Limoz Dizdari dhe të mbajë nën kontroll autorët e tyre. Sigurimi i jetës dhe i paprekshmërisë fizike të zotit Limoz Dizdari dhe i familjes së tij do të ishte hapi i parë i domosdoshëm përpara se të kalohej, siç është e udhës, në zgjidhjen ligjore të çështjes.

(Arben Baboçi, Abdylmenaf Bexheti, Sabit Brokaj, Pandeli Cina, Romeo Gurakuqi, Gëzim Hoxha, Ksenofon Krisafi, Nasho Jorgaqi, Fatos Klosi, Eno Koço, Anila Paparisto, Llukan Puka, Evan Rroço, Sokol Sadushi, Marenglen Spiro, Fatos Tarifa, Pëllumb Xhufi, Aleksandër Xhuvani).

BW/d.i.

Next Post

Seks më të mirë? Ja sesi ndikon humbja e peshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In