Pas pezullimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe arrestimit të dy zyrtarëve të tjerë të uniformave blu, prokuroria ka shkuar edhe më lart me veprimet e saj për çështjen e aparaturës përgjuese.
Organi i akuzës ka nisur verifikimet ndaj Ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria po verifikon veprimet direkte dhe indirekte të ministrit nën dyshimet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës sipas raportimit të “News 24”.
Po ashtu, raportohet se janë në process verifikimi edhe deklaratat ee dhëna nga ministri Tahiri./a.m.