Gazetari Peter Tiede i “Bild” ka nxjerrë përgjimin e radhës për ‘blerjen’ e votive në Dibër.
Në këtë përgjim shfaqet Damian Gjiknuri me Ymer Lalën, duke folur për fitoren e zgjedhjeve.
Një bisedë normale, që vetëm për shitje apo blerje votash nuk flitet.
Përgjimi:
Ymer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.
Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.