Ish-deputeti i PS-së, dhe kandidati i për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar sërish pas daljes së përgjimeve dje nga gazeta gjermane ‘Bild’.
Ai sulmon Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus në SHBA, për të cilën kryetari i PD-së është marrë i pandehur.
“Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje kryetar bashkie qe ju leshon zorren e ujit policeve….keta te gjithe qenkan normale ne sy te disa analisteve, ndersa ti kerkosh voten kryetarit tend te partise qenka anormale ! Me falni po ketu jane mbyte ne llumin e parave ruse shume vete e media e sdine cfare thone ! Kur t’ju dalin pergjimet dhe menyra e financimit rus te disave do te qelbet toka‘ shkruan ai.
Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’ në datë 17 qershor, Pjerin Ndreu komunikon me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore, Dibër, Drini Gjeci.
Ndër të tjera ai i kërkon drejtorit të arsimit që t’i telefonojë atij të shkollës së Reçit dhe t’ia bëjë të qartë që të votojë PS-në, ndryshe, e paralajmëron ai ‘ditën e hënë tregoja ku fluturon’.
g.kosovari