Përgjigja e Edi Ramës: Zgjedhjet më 30 qershor, natën e mirë!

Kryeministri Edi Rama deklaron sërish se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor.

“ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR! Natën e mirë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Edhe nga Berati, në reagim të vendimit të presidentit Meta i cili shfuqizoi Dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor, kryeministri Rama tha se “as qeverinë nuk e marrin dot zvarrë as reformën në drejtësi, nuk e varrosin dot dhe në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, pasi zgjedhjet nuk janë të partive, as të Presidentit, por janë të popullit shqiptar”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU