Përfundon mbledhja në selinë blu, Dashi flet në emër të opozitës: Nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor

Ka përfunduar mbledhja që po zhvillohej në selinë blu me aleatët e PD.

Opozita mbetet e vendosur për të mos lejuar zgjedhje me 30 qershor tha në një deklaratë për mediat Dashamir Shehi është shprehur se tema kryesore që është diskutuar ka qenë vijimi i aksionit opozitar përmes protestave.

Ai deklaroi se protesta do të ketë deri sa të gjendet një zgjidhje, ndërsa shtoi se nuk i përjashtojnë ndërhyrjet e ndërkombëtarëve në ndihë të zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Nuk do të lejojmë që të ketë zgjedhje me të gjithë aksionin e mundshëm opozitar 360 gradë. Nga denoncimi i këtyre fakteve që ka ndodh që ska më nevoj ti kujtojmë ne.

Tashmë edhe gazeta gjermane Bild implikon vetë zotin Rama në blerjen e votave në zgjedhje, kështu që moral më për zgjedhjet nuk ka.

Aksioni fatkeqësisht do spostohet me njerëzit në rrugë, nuk heqim dorë për negociata me ndërkombëtarët, por nuk heqim dorë nga protestat.

Kjo deri sa të arrijmë në një zgjidhje…

Ky është mesazhi kryesorë, këtë do të diskutojmë edhe në vijim deri në datë 30.

Ne nuk bëjmë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës dhe ka ardhur koha për ti thënë ndal”, u shpreh ai.

Shehi theksoi që sot po ju lajmërojmë që ka filluar manipulimi zgjedhor dhe sipas tij zgjedhjet kanë rënë jo vetëm moralisht por dhe praktikisht me letra.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU