“Për dokumentin e hetuesisë së 1973 që kanë nxjerrë për mua”

Nga Arben Duka

Disa portale (pordhale) që dirigjohen nga pinjollë e mbeturina fashiste e balliste kanë filluar një fushatë me front të gjerë kundër meje,që pas përplasjes sime me A.Tufën për heronjtë që i ktheu në kriminelë lufte.

Po qarkullojnë një dokument të hetuesisë shqiptare të vitit 1973, që është përdorur si aktakuzë për homoseksualizëm për një oficer madhor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Dhe pse dihet që akt-akuzat e hetuesisë fryheshin,për të bërë me patjetër që i pandehuri të burgosej, për mua nuk ka pothuajse asgjë. Dhe ajo që është shkruar se unë jam ngacmuar nga i pandehuri nuk është absolutisht e vërtetë, punë e tyre pse e kanë shkruar dhe nuk mund të më interesojë sot,pas 47 vjetësh.

Unë jam thirrur në gjyq si person që mund të kisha dijeni,mbasi viktima e oficerit ishte letrar i ri dhe ne ishim në të njëjtin rreth letrar dhe shokë.

Në fakt unë nuk kisha asnjë lloj dijenije dhe në moshën 15 vjeçare as mund ta konceptoja dot se ekzistonin dhe këto lloj marrëdhëniesh seksuale. Po këta injorantë bëjnë insinuata dhe hedhin idenë,që mua hetuesia duhet të më ketë kursyer meqë isha familje e lidhur me luftën,kur i pandehuri vetë ishte partizani më i vogël i Brigadës së Parë Sulmuese dhe mik personal me Mehmet Shehun!

Sigurisht që këtë fushatë e frymëzon Tufa dhe furnitori i dokumenteve të Ministrisë së Brendshme është ish shefi i arkivit të kësaj ministrie,Kastriot Dervishi, që duhet të ketë fotokopjuar mijëra dokumente të klasifikuara dhe të deklasifikuar.

Nuk e di nëse dokumenti në fjalë,që mban nënshkrimin e Feçor Shehut është apo jo i deklasifikuar. I kërkoj ministrit Lleshi ta verifikojë këtë çështje,pastaj do llafosemi mirë me Dervishin dhe gjithë Dervishët.

Insinuata hedhin në postimet e tyre një farë Arben Koli (nuk e di nëse është emër real -apo anonim),një tjetër që qenka gazetar në Durrës, plehu Tufa dhe RD online. Në të gjitha këto adresa një nga komentuesit më aktivë është Kastriot Dervishi.

Jo katër, po katërqind portale të aktivizohen vetëm kundër meje, jo që s’do më mposhtin dot,jo që s’do më dekurajojnë dot,por do më shtojnë urrejtjen dhe frymëzimin që t’i tërboj dhe më tepër e t’i bëj për çmendinë.

Në fakt unë nuk hyj kurrë në këto adresa,por m’i dërgoi për t’i parë një miku im i vjetër.

Nuk e di se ç’mund të sajojë akoma kjo llumnajë që ulet e ngrihet me të njëjtin pult,por unë as do t’i lexoj dhe as do reagoj më. Ky është reagimi i parë dhe i fundit. Nuk kam asnjë sekondë kohe për të humbur,mbasi diskreditimi i llumit neofashist e neoballist do ta kthej në misionin kryesor të jetës sime.

Gjer tani vetëm nxemjen kam bërë dhe i kam shfazuar,të kenë pak durim se tani do vijnë më të bukurat,saqë Kryevepra e Shëmtimit do t’ju duket si letër dashurie.

Arben Duka është i pamposhtur se ka me vete shumicën dërrmuese të popullit shqiptar në çdo cep të Botës.

(Gazeta Dita)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU