Peqin/ Përplas për vdekje këmbësorin, largohet drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, në fshatin Pale ku një automjet ka përplasur për vdekje një 27-vjeçar nga Pogradeci. Mësohet se shoferi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë viktimën në rrugë.

Policia nuk ka gjetur shenja të aksidentit në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pasi viktima është transportuar për në spital nga mjete të rastit. Ai ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Nuk dihet ende identiteti i tij. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU