Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar rreth zërave për një marrëveshje të mundshme PD-PS për sistemin zgjedhor.
Sqarimin e tij Bylykbashi e ka bërë në një postim në Facebook duke theksuar se “nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur”.
Deri më tani sqaron Bylykbashi “e vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që i takon zgjedhjeve të përgjitheshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të bëhet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019”.
“As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion”, vijon postimin Bylykbashi./a.m.