PD- LSI rrugëve, ja akset kryesore që bllokojnë sot pasdite

Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojë sot në orën 18:00 protestën e radhës, e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin.

Ndërkohë që dy orë përpara protestës, sot në 16:00 krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, aleatë të PD dhe LSI do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.

Kjo formë protesta vjen pas vendimeve të PD-LSI për të përshkallëzuar aksionin politik, për të detyruar mazhorancën të pranojë kushtin për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot. Një tjetër pikë do të jetë ajo te Shkëmbi i Kavajës dhe kryesorja te sheshi ‘Shqiponja’ për të bllokuar hyrjen në Tiranë. Për të diskutuar mbi detajet e protestës, Monika Kryemadhi zhvilloi dje një takim me kryetarët e degëve të LSI-së në rrethe. Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Vitin e kaluar, po në këto arterie kryesore të vendit opozita bllokoi rrugët disa herë si shenjë e mosbindjes civile. Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

Pikat që do të bllokohen nga opozita
Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja
Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit
Fier, rrethrrotullimi Sheq
Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
Milot, karburanti në autostradë

Ish-deputetët që do ndjekin bllokimin e rrugës në Tiranë do të jenë:
Dhurata Cupi
Astrit Veliaj
Fatbardha Kadiu
Genc Pollo
Valentina Duka
Klevis Balliu
Isuf Cela
Aldo Bumci
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Gent Strazimri
Agron Shehaj

Në Durrës do të jenë;
Edi Paloka
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Florion Mima

Në Elbasan do të jenë;
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luçiano Boçi
Ervin Salianji
Hekuran Hoxhalli

Në Fier do të jenë;
Enkelejd Alibeaj
Nada Meçorapaj
Tritan Shehu

Në Milot do të jenë;
Flamur Noka
Lorenc Luka
Bardh Spahia
Izmira Ulqinaku
Romeo Gurakuqi
Xhemal Gjunkshi
Lindita Metaliaj
Andon Frrokaj

 

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU