PD kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Krujës, Bushi: Ja si është e vërteta

Këtë të dielë PD ka protestuar përpara Bashkisë së Krujës duke kërkuar largimin nga detyra të kryebashkikut Artur Bushi. Ky i fundit ka reaguar përmes një deklarate, duke hedhur poshtë akuzat e PD-së si shpifje, teksa ka sqaruar gjithashtu edhe ndalimet që i janë bërë atij nga policia, të cilat ai i ka shkruar në formularin e tij të vetëdeklarimit. Kryebashkiaku Krujës thotë se ai është ndaluar vetëm dy herë dhe ka fituar lirimin e menjëhershëm. Në të kundërt, deklaron Bushi, nëse vërtetohet se ai është dënuar apo ka një identitet tjetër, është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Reagimi i Artur Bushit

Ne pergjigje te te derguarit te radhes nga SHQUP, që vazhdojnë me të njëjtën melodi bajate shpifjesh të turpërta në inercinë e rrënave të përsëritura ndaj meje, përgjigjem: Ashtu siç kam deklaruar në formularin e dorëzuar në KQZ, jam ndaluar në 1996 dhe jam liruar në mënyrë të mënjehërshme, jam arrestuar në 2010 dhe pas hetimeve 44 ditore jam liruar si i pafajshëm, dhe në dëshminë e penalitetit të Shtetit italian jam shtetas i padënuar as edhe 1 ditë me vendim gjykate.

Pas verifikimit që do bëhet nga institucionet përkatëse n.q.s me çdolloj identiteti del se unë kam qenë vetëm një herë të vetme i dënuar apo i hetuar për vepra penale të çfarëdolloj përveç asaj që kam deklaruar, atëherë unë do jap doreheqjen, n.q.s pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve del se unë kam pas identitet tjetër, prap jam i gatshëm të jap dorëheqjen.

Por pas nënshtrimit të ligjit dhe verifikimit perkatës që do bëhet do të rezultojë që çdo gjë që ka shpif SHQUP-i ka mbi 2 vite ndaj meje do te rezultoje ashtu siq them dhe siç kam deklaruar une, me cfare kosto do me paguajne gjithe ate baltosje dhe lum shpifjesh te qelbura qe vetem nga goja e atyre mund te dalin, sepse i premtoj SHQUP-it që nuk do t’i lej deri ne gjykaten e Strasburgut per dem moral te perseritur per me shume se dy vite.

rama bushi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU