PD-ja heq dorë përfundimisht nga “vendet e rezervuara”, kërkesë kjo e cila kishte bllokuar arritjen e konsensusit mes pozitës dhe opozitës për miratimin e Reformës në Drejtësi. Kërkesën për vende të rezervuara PD-ja e ka zëvendësuar me ngritjen e një komisioni ad hock me 12 anëtarë; 6 opozitë e 6 maxhorancë, ku secili deputet në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse. Në mënyrë elektronike zgjedh një gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse dhe lista me 12 anëtarë hidhet si listë e tërë në parlament për votim. Më pas kandidatët kalojnë në parlament me votat e 2/3 të deputetëve. Në këtë mënyrë, të paktën në vështrim të parë, PD-ja heq dorë nga vendet e rezervruara dhe se kandidatët nuk do të propozohen më nga partitë.
Ky propozim do të bëhet publik të premten, një ditë përpara se në Tiranë të mbërrijë zëvendës ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktorja Nuland. Propozimet e reja shihen si një mundësi për të nxjerrë procesin e bisedimeve pozitë- opozitë nga “rruga pa krye” në të cilën e futën kërkesat këmbëngulëse të PD-së për “vende të rezervuara”. Nga ana tjetër këto propozime synojnë që të mundësohet një marrëveshje gjatë vizitës së Nuland në Tiranë, me 10 korrik. Zëvendës ndihmës sekretarja, do te ndalet fillimisht ne Shkup, për të përcjellë mesazhin e saj lidhur me krizën politike, që ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë ne axhendën e saj edhe Shqipërinë. Nuland do t’i drejtohet me një mesazh klasës politike, për rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtësisë.
(javanews.al) Me. Ar