PD dhe LSI do të dërgojnë anëtarë në KZAZ, por a fshihet pas këtij vendimi plani për të prishur zgjedhjet?

PD dhe LSI kanë vendosur që të të dërgojnë anëtarët e tyre në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Dhe kjo pas informacionit të marrë sipas opozitës se po kryhen manipiulime të rënda në procesin zgjedhur. PD dhe LSI kanë qenë protagoniste të protestave të dhunshme në javët e fundit, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Për më tepër që në daljet publike liderët e tyre kanë deklaruar se me çdo kusht nuk do të lejojnë që të zhvillohen zgjedhjet. Ndoshta vendimi për të dërguar anëtarët e vet në KZAZ mund të jetë një plan i menduar për të krijuar rrëmujëra dhe për të realizuar qëllimin, prishjen e procesit zgjedhor në çdo moment. Dhe kjo sepse prania e përfaqësuesve të tyre këtë nënkupton.

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”, thuhet në reagimin e Bardhit./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU