Patozi: Të vërtetën e ndajnë institucionet dhe jo partitë

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 13:00, nga ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend dhe veçanërisht për anulimin nga presidenti të 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Patozi u shpreh se Shqipëria nuk mund të rrijë peng i tekave të politikanëve.

Ai theksoi se akti i Metës nuk ka referenca kushtetuese, por politike.

“Presidenti është i detyruar të jetë strikt i Kushtetutës dhe nuk mund të ketë një analizë apo një opinion të situatës.

Ne kemi qasjen tonë që zhdekretimi nuk është kushtetues.

Por te e fundit nuk jemi ne që e vendosim. Ata që do ta vendosin se cila do të jetë data e zgjedhjeve janë institucionet shqiptare dhe faktori ndërkombëtar.

Ne e kemi zgjedhur vetë që të marshojmë nga BE dhe sigurisht që do të presim edhe qëndrimin e tyre.

Sot, shoqëria shqiptare është ndarë lidhur me zhdekretimin e presidentit.

Shqipëria nuk mund të rrijë peng i tekave të politikanëve.

E vërteta është vetëm një dhe këtë nuk e ndajnë partitë. Të vërtetën e ndajnë institucionet, këto që janë.

Edhe në momente krizash edhe më të mëdha se kjo aktuale kanë qenë institucionet që kanë zgjidhur situatën”, tha Patozi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU