Patozi: Ndjej keqardhje për PD, Zoti e ndihmoftë!

  1. Koordinatori i partisë së re, Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se projekti i ri politik nuk është hakmarrje ndaj PD-së.

I ftuar në emisionin “Opinion”, me Blendi Fefziun, Patozi u shpreh se ndjenë keqardhje për shtëpinë e tij të dikurshme, por shton se ai nuk është si ata.

“Jo, nuk mund të jetë. Kam keqardhje për shtëpinë time të dikurshme politike që është katandisur në atë nivel. Unë kam humbur çdo lloj interesi për atë parti. Zoti e ndihmoftë. Unë nuk jam si ata, por i respektoj ata”, ka thën ëPAtozi.

Lidhur me pakënaqësitë e shprehura publikisht ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Patozi deklaroi se ai e përzuri nga shtëpia e përbashkët politike, megjithatë shprehet i hapur për të dialoguar me të.

“Ai më ka dëbuar mua nga shtëpia politike. Erdhi, më gjeti, më vrau, më dëboi. Megjithatë, jam i gatshëm të bisedoj me Lulzim Bashën për kauzën tonë. Nëse Lulzim Basha është me kauzën tonë, ne jemi dakord”, u shpreh ai.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU