Pashkët, RENEA kontroll sheshit “Nënë Tereza” me snajper dhe qen anti-eksploziv

Frika nga sulmet terroriste ka bërë që Policia e Shtetit të marrë masa maksimale sigurie në kisha dhe institucione të rëndësisë së vecantë gjatë pashkëve, por edhe në aktivitetet që po zhvillohen.

Forca të shumta policia kanë blinduar sheshin ‘Nënë Tereza’ gjatë aktivitetit që po zhvillohet nga besimtarët Ungjillorë me rastin e Pashkëve.

Sipas Report TV, efektivët e RENEA-s kanë kryer kontrolle në zonën e sheshit ‘Nënë Tereza’ nga njësia anti- eksploziv me qen.

Para dy ditësh, Policia e Shtetit njoftoi se ka marrë masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.

Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

Mbrëmë u zhvillua mesha e besimtarëve Ortodoksë për Pashkët, ndërsa sot e besimtarëve katolikë.
kontrollet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU