Pashkët/ Në Lezhë festojnë bashkë të krishterë e mysliman

Festa e Pashkëve në Lezhë u festua në një mënyrë krejt të veçantë duke mbledhur së bashku të krishterë e mysliman. Një shportë gjigante me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali i Dytë” në mënyrë që Lezhjanet të festojnë së bashku ringjalljen e Krishtit. Çdo kalimtari dhe drejtuesi mjeti iu ofruan ushqime falas që sinifikojnë këtë ngjarje të madhe për krishterimin. Altin Prenga solli 1984 vezë, aq sa janë edhe vitet nga ringjallja e Krishtit, për të kremtuar festën dhe për të treguar mikpritjen lezhjane.

“Këtu pas meje kemi konceptuar një shportë të madhe që ka 1984 vezë që koincidojnë me vitet e ringjalljes së Jezu Krishtit por madhësinë e shportës e kemi bërë edhe për të treguar zemërmadhësinë dhe bujarinë që ka toka e jonë Lezha në mikpritje”, tha Altin Prenga.

Pjesë e festes u bë edhe Lirim Torba. Ndonëse i përket besimit mysliman, ai thotë se festat janë të përbashkëta dhe kjo është e dukshme në Lezhë.

“Ne gjithë festat i kemi bashkë, i festojmë si Pashkët si Bajramin si Krishtlindjet, i uroj gëzuar të gjithëve për të gjithë shqiptarët jo vetëm për besimin katolik”, u shpreh Torba.

Më shumë se 3 mijë veze u dhuruan për të pranishmit, ndërsa atmosferës iu bashkua edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve me performanca të ndryshme artistike.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU