Pashkët “e shtrenjta” të Cristiano Ronaldos

Me titullin e fituar ditën e shtunë, festa e pashkëve është bërë akoma më e ëmbël për Cristiano Ronaldon, që bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, kanë zgjedhur të festojnë në qytetin kroat të Dubrovnikut.

Portugezi ka zgjedhur të qëndrojë në vilën Sherezade, pallat luksoz me rreth 4200 metra katrorë, i ndërtuar me gurë të bardhë, që ka gjithashtu edhe një mol privat, ndërsa një natë qëndrim në të kushton rreth 7000 euro.

Nëse shton këtu edhe drekat e darkat në restorante të tjera të shtrenjta të qytetit, fatura e shpenzimeve të Cristiano Ronaldos për vetëm 3 ditë pushime në Dubrovnik, mendohet se i ka kaluar 30 mijë eurot.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU