Largimi i Leonardo Bonuccit ka aktivizuar drejtuesit e Juventusit për të sjellë një qendërmbrojtës në skuadër.
Sipas Tuttosportit kampioni italian e dëshiron mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas në radhët e veta, transmeton Koha.net.
Roma ishte pajtuar ta shesë mbrojtësin grek te Zeniti për 35 milionë euro, por Manolas nuk e dëshiroi transferimin në Rusi.
Kurse tani Juventusi është i gatshëm ta blejë atë për të njëjtin çmim.Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Chelsea, Arsenali, Liverpooli, PSG-ja e Manchester Unitedi. (b.an)