Partnerja e Bondit te 007 ka një zakon të çuditshëm

Femra e re e Bondit pretendohet se ka një shprehi të pazakonshme.

Si femra e re në vazhdimin e 25 të James Bond, rolin e femrës së agjentit më të famshëm sekret në botë e ka fituar Ana de Armas, kubania e cila njihet për faktin se në xhirimet filmike gjithmonë dashurohet me kolegun e saj.

Femra e re e Bondit është kubania tërheqëse Ana de Armas, bukurisë së të cilës deri më tani nuk kanë mundur t’i rezistojnë kolegët e saj nga setet filmike, kështu që të gjithëve u intereson ta dinë nëse në rrjetën e saj do të kapet edhe Daniel Craig, me të cilin do të duhej të luante në vazhdimin e fundit të 25 të sagës së filmit rreth James Bondit.

“Jam dashuruar në disa kolegë prandaj tani e di se çfarë do të ndodhë gjatë xhirimeve. Por jam e vetëdijshme se e gjithë kjo është vetëm një flluskë në të cilën ndodhesh gjatë atyre dy muajve dhe me kaq përfundon”, tha ajo në një rast për gazetën britanike The Sun.

Përndryshe, kubania 31-vjeçare tashmë ka xhiruar me Daniel Craigun dhe atë për trilerin ‘Knives Out’, por nuk dihet nëse kishte pasur diçka mes atyre, dhe as se çfarë thotë për gjithë këtë gruaja e Craig, aktorja e bukur Rachel Weisz, shkruan KOHA Ditore.

 

Tridhjetenjëvjeçarja kubane në Hollywood e ka pasur debutimin në filmin “Knock Knock” me Keanu Reeves në vitin 2015, ndërsa dy vjet më vonë ajo bashkëpunoi me Ryan Gosling dhe Robin Wright në filmin “Blade Runner 2049”. Express

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU