Zonat bregdetare do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave ndërsa zonat malore si edhe disa zona të ultësirës perëndimore do të karakterizohen nga vranësira dhe shira të dobët e të përkohshëm.
Parashikohet që pasditja të vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore juglindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 – 3 ballë.
Europa
Kalimi i një sistemi frontal nga oqeani drejt veriut dhe veriperëndimit të Europës do të ndikojë mot me vranësira dhe shira të dendur, herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, me vranësira dhe shira intensive do të paraqitet moti edhe për vendet Lindore.
Ndërsa, ndryshe paraqitet moti për gadishullin Iberik, Alpet e Europës si edhe vendet Perëndimore ku dominuese do të jenë moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta./noa.al/a.k