Parashikimi i motit/ I gjithë vendi nën pushtetin e shiut

Kryeqyteti dhe thuajse të gjitha qytetet janë përfshirë nga reshjet e shiut prej mesnatës.

Fillimi i javës, 13 maj 2019 moti do të mbetet me rreshje shiu të pasuara me rrebeshe dhe stuhi me intesitet të lartë në zonën perëndimore.

Era do të  jetë me drejtim  Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me lartësi vale 1,5–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se reshjet do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 18 °C, në vendet e ulëta: 10 / 19 °C dhe në vendet malore: 6 / 13 °C.

Ndërsa temperaturat do të jenë me rënie.

Zonat  malore   8/15°C

Zonat e  ulëta 11/21°C

Zonat  bregdetare 11/21°C

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU