Grupi Shteti Islamik (ISIS) kërkon të zgjerojë rrjetin e tij xhihadist në Azinë juglindore duke krijuar aleanca me ekstremistë të këtij rajoni, njoftoi sot koordinatori i kundër terrorizmit në departametin amerikan të Shtetit, Justin Siberell.
“ISIS-i njihet për aleancat që krijon me grupimet ekstremiste në botë, si në Egjipt, Libi apo Nigeri dhe organizata kërkon të zgjerojë aleancat e saj në Azinë juglindore”, theksoi Siberell gjatë një konference për median./a.m.