Paradokset tona me partitë e reja

Pedagogu Ermal Hasimja reagon për krijimin e Partisë Bindja Demokratike të Astrit Patozit dhe zërave kundër nismës së tij.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Hasimja shprehet se të gjithë ankohen pse nuk del një parti e re politike, por pastaj kur del e shpallin vegël të pushtetit, Sorosit apo të alienëve.

Më tej, Hasimja shton se në fakt Rama nuk është në pushtet nga partitë e reja por prej paaftësisë dhe pabesueshmërisë së opozitës së vjetër.

“Të gjithë ankohen pse nuk del një parti e re.

Pastaj, kur del një parti e re e shpallin vegël të pushtetit, Sorosit, iluminatëve apo alienëve.

Partitë dhe nismat e reja mund të jenë vegla (megjithëse nuk e besoj), mund të jenë tërësisht të pavlera, por në fund të fundit mos harroni se Rama nuk është në pushtet prej partive të reja, por prej paaftësisë dhe pabesueshmërisë së opozitës së vjetër.

Vegla më e mirë e Ramës për të ndenjur në pushtet sa t’i dojë qejfi është PD-ja aktuale dhe LSI-ja”, ka shkruar pedagogu Ermal Hasimja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU