Papa flet me rastin e Pashkëve, bën thirrje për paqe në Siri

Papa Françesku, me rastin e Pashkëve, bëri sot thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe në Siri, vend i martirizuar dhe viktimë e një lufte që nuk pushon së shkaktuari tmerr dhe vdekje, në bekimin e tij tradicional “Urbi et Orbi”.

Para mijëra besimtarësh të mbledhur në sheshin Shën Pjetri, papa argjentinas iu lut Zotit që “të sjellë paqe në Lindjen e Mesme dhe të ndihmojë të gjithë ata që punojnë në mënyrë aktive për të sjellë lehtësime dhe qetësi për popullsinë civile në Siri, viktimë e një lufte që nuk pushon se mbjelluri tmerr dhe vdekje”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU