Paloka sulmon të deleguarin e Berlinit: Një Tao që flet gjermanisht

Në kuadër të një turi rajonal, ditën e sotme në Shqipëri ka mbërritur një delegacion gjerman.

Gjatë një konference për shtyp, Josip Juratoviç, anëtar i Bundestagut u shpreh se fajin që shqipëtarët ikin nga Shqipëria e ka opozita, e cila ka dalë nga Parlamenti.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka. Në një postim në facebook, ai e ka cilësuar kryetarin e delegacionit gjerman, si një të ftuar të kreut parlamentar, Taulant Balla.

Ndërkaq, ai ka hedhur edhe akuza se gazetarët nuk ishin të lirë të bënin pyetjet që dëshironin.

Statusi i plotë

“Sapo dëgjova nga një i ftuar i Tao Pallës që fliska gjermanisht se “fajin që ikin shqiptaret nga Shqipëria e ka opozita që ka dalë nga Parlamenti…”.

Dikush nga gazetarët donte ta pyeste : a e lexon Bildin ky Tao që flet gjermanisht. Po siç thane gazetarët e pranishëm edhe mikrofonin dhe të drejten për pyetje e jepte një Tao tjetër…”

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU