Pakt i fshehtë Rama-Basha? Balla i përgjigjet Hajdarit dhe Gjonit: Jo marrëveshje në kurriz të Kushtetutës

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari dhe deputeti Ralf Gjoni që u fut nga listat e LSI-së pas daljes së opozitës në rrugë i kërkuan sot kryeministrit Edi Rama që të shprehet nëse ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Lulzim Bashën.

Ishte kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ai që iu përgjigj Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit duke u shprehur qartë dhe prerë se kurrë nuk do të ketë marrëveshje me Bashën në kurriz të Kushtetutës.

Zoti Gjoni, Murrizi dhe Hajdari nuk bëjmë kurrë marrëveshje në kurriz të Kushtetutës, zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor” tha Balla.

Hajdari u shpreh se “Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë”.

Ndërsa Gjoni ngriti pyetjen “A ka marrëveshje politike, sepse kjo mbetet për t’u sqaruar, pasi po përflitet se Rama-Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe këto janë kthyer në element statistikor, 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani. Marrëveshjet nuk kanë sjellë asgjë, veç për 2-3 peshq të mëdhenj të pa ndëshkuar dhe cënuar” tha ai.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU