OSBE/ODIHR: Mosbesimi midis partive dhe politizimi kontribuon në mungesën e besimit të procesin zgjedhor

OSBE ka publikuar raportin e misionit të vlerësimit të ODHIR për zgjedhjet e ardhshme lokale më 30 qershor.

Në raport shprehet shqetësimi se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve kontribuon në mungesën e besimit të vazhdueshëm në procesin zgjedhor.

ODHIR raporton se do kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dërgimi e 22 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër, për të ndjekur procesin zgjedhor.

“Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e vota dhe nxjerrjen e rezultateve.

Na janë kërkuar vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Instituticionet shtetërore njoftuan se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent,”-thuhet në raport.

OSBE-ODHIR nuk hodhi poshtë mundësinë e ndryshimeve në legjislacion para zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen në kuadrin ligjor të pandryshuar, megjithëse nuk përjashtohen mundësia e bërjes së disa ndryshimeve në legjislacionin përpara zgjedhjeve. Procesi i reformës zgjedhore filloi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, por nuk është materializuar ende asnjë ndryshim ligjor për shkak të mungesës së vullnetit politik,”-shkruhet në raport.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU