Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një orteku bore në pistën e skive në Alpet e Austrisë.
Sipas mediave të huaja grupet e shpetimit po punojnë për gjetjen e një tjetër personi i cili rezulton i zhdukur.
Një grup skiatorësh prej 8 vetash u vu përpara nga një ortek teksa ndodheshin në lartësinë 2450 m në zonën e Jochgrubenkopf.
Fatmirësisht 4 nga pjesëtarët e grupit kanë shpetuar.
a.ç