Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka shpallur thirrjen për vëzhgues në zgjedhjet lokale të Shqipërisë që do të mbahen më 30 qershor.

Kjo zyrë është agjencia udhëheqëse në Evropë në fushën e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe thirrja e tyre për vëzhgues në procesin zgjedhor vjen në një kohë kur opozita joparlamentare thotë se nuk do të lejojë të kryhen këto zgjedhje.

ODIHR koordinon dhe organizon vendosjen e misioneve të shumta vëzhguese me mijëra vëzhgues çdo vit për të vlerësuar përputhjen e zgjedhjeve në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike dhe legjislacionin kombëtar.

Metodologjia unike e ODIHR-it ofron njohuri të thella në të gjitha elementet e një procesi zgjedhor, duke lejuar Zyrën të ofrojë rekomandime konkrete për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore.

Pas një ftese zyrtare për të vëzhguar zgjedhjet lokale të planifikuara për 30 qershor 2019, ODIHR po përgatitet të vendosë një Mision Vëzhgues Zgjedhor (ZKM) për këto zgjedhje.

Në këtë drejtim, ODIHR-i po kërkon të rekrutojë staf mbështetës lokal për pozicionet e përmendura (SHIH LISTËN) me orar të plotë.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU