Opozita e re ka vizion Perëndimor, PS mos pengojë Reformën Zgjedhore

Nga Zef Brozi/ 

Kush po kembengul me aq kokefortesi per te mos e ndryshuar sistemin zgjedhor aktual i cili eshte sistem i pandershem e antidemokratik? Opozita e re Parlamentare qe duket se ka vizion Perendimor dhe vullnetin per te kontribuar ne te mire te vendit tone te dashur, me shume te drejte po kerkon ndyshimin e sistemit zgjedhor. Per fat te mire me votat e saj dhe te mazhorances mund te miratohen edhe ndryshime kushtetuese, edhe ligjet ne zbatim te Reformes ne Drejtesi, edhe Reforma Zgjedhore dhe cdo ligj tjeter.

I bej apel Mazhorances te mos behet pengese e Reformes Zgjedhore duke kundershtuar ndryshimin e sistemit te sotem elektoral ne nje sistem qe duhet t’i ktheje popullit te drejten per te zgjedhur deputetet e tij. Populli duhet te zgjedhe me votim edhe Presidentin, dhe jo sikurse “zgjedhet” sot me pazare politike ne Parlament. Politikane te te gjitha perkatesive- Mos ia hiqni shanset Shqiperise per ne Bashkimin Europian!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU