“Opozita e re” ka në dorë amnistinë, Gjonaj: Do lirohen 350 të burgosur

Maxhoranca pritet të rikthej në Parlament për votimin nismën e “amnistisë” të burgosurve, e cila mbeti pa miratuar që nga viti i kaluar, për shkak se opozita ishte në bojkot.

Këtë fakt e ka konfirmuar, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka theksuar se tashmë me ardhjen në Parlament të pjesës tjetër të opozitës, maxhoranca do të rishikojë mundësinë për ta hedhur në votim këtë propozim që mund të miratohet me shumicë të cilësuar votash, ose thënë ndryshe jo më pak se 84 vota, raporton ora news.

Gjonaj theksoi se nga Amnistia pritet të përfitojnë rreth 350 të burgosur dhe do të shërbejë në mënyrë rrënjësore dhe të dukshme për uljen e mbipopullimit në sistemin penitenciar.

Për shkak të mungesës së opozitës dhe mungesës së vullnetit të tyre për të miratuar një amnisti, që miratohet me shumicë të cilësuar ka ngelur e pamiratuar. Por tani që opozita, pjesa tjetër ka ardhur, do ta rishikojmë idenë sesi mund ta kalojmë sërish në parlament për miratim. Nga amnistia pritet të përfitojnë 350 dënuar duke mos përfshirë ata në ndjekje penale. Do të shërbejë në mënyrë rrënjësore dhe të dukshme për uljen e mbipopullimit në sistemin penitenciar”, ka thënë Gjonaj.

Deri më tani janë 14 kandidatë nga listat e partive të opozitës që kanë marrë mandatin, ndërkohë që dhe tre të tjerë kanë nisur sot procedurat.

/g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU