Numërohen mbi 91% të votave në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski drejt fitores

Shefi i shtabit elektoral të kandidatit të koalicionit qeverisës, Aleksander Kiracovski ka deklaruar se numërimi i pjesës dërrmuese të votave i jep fitoren Stevo Pendarovskit si President i Maqedonisë së Veriut.

Deri në orën 23:30, të dhënat zyrtare flasin për numërimin e mbi 91% të vota të shpërndara si më poshtë:

Stevo Pendarovski (LSDM) 42,67 për qind

Gordana Siljanovska Davkova (VMRO-DPMNE) 42,18%

Ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, Blerim Reka me 10,84 për qind.

Nga votat e numëruara për Pendarovskin votuan 282,662 qytetarë, për Siljanovskën 279.403, ndërsa për Rekën 71,805 qytetarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU