Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me letrën, që 41-vjeçari Naum Toshi, kishte lënë për babain e tij, përpara se të mbyste dhe të varte dy fëmijët e tij të mitur.
News24 dhe BalkanWeb kanë arritur të zbardhin letrën që Toshi shkroi para aktit makabër të vrasjes së dy fëmijëve të tij dhe vetëvrasjes.
Letrën ai e kishte lënë për babain e tij dhe shkruante se vendimi ishte për shkak të problemeve me bashkëshorten, Marselën e cila nuk hoqi dorë nga jeta e rrugës.
“Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë nuk të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! Nuk më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! Nuk u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë nuk pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”, shkruan në letër 41-vjeçari.
/a.m.