Nuk ka vendim për koalicionin, Meta: Kërkesë PPE për dialog me PD, presidentin e zgjedhim me opozitën

Nuk ka ende një vendimarrje përfundimtare në lidhje me rinovimin ose jo të koalicionit PS-LSI për 4 vitet e ardhshme. Tryeza e krerëve të koalicionit qeverisës duket se e ka shtyrë këtë vendimarrje për një tjetër ditë. I pyetur pas takimit për këtë çështje Meta deklaroi se “Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, më e rëndësihme ajo që thashë më parë, a ka mundësi ta zgjidhim këtë që tani…”.

Pas takimit të zhvilluar kreu i LSI Ilir Meta zbardhi konkluzionet e arritura në takimin e sotëm.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmëirnë votës së qytetarëve si themeli i bashkejetsës në një shoqëri evropiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte, që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitimë.

Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë pa dialoguar për të arritur konsensusin me opozitën edhe pse kjo mazhorancë ka gati 90 vota.

Së treti, duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të patur besim, sepse mosbesimi është evident, kemi vendosur që t’i drejtohem zyrtarisht Partive Popullore Evropiane ku dhe PD është anëtare, që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta e të ndershme”, tha Meta.

***

Ka nisur takimi mes krerëve të koalicionit qeverisës. Në takimin ku Rama dhe Meta diskutojnë për marrëveshjen e re, janë të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e afërt të dy liderëve.

Kryetari i LSI Ilir Meta ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pak para nisjes së takimit me kryeministrin Rama ku do të përcaktohet fati i koalicionit.

Meta tha se ëhstë ende në fuqi marrëveshja e vjetër e cila sipas tij ka një problem që do të tejkalohet patjetër, që sipas tiuj lidhet me çështjen e standarteve zgjedhore.

“Kjo është marrëveshja e vjetër, që edne është në fuqi dhe që ka një problem të vogël por do e zgjidh patjetër, që ka angazhimin madhor të Aleancës për Shqipërinë Europiane për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë si themelin e bashkëjetesës sonë në një shtet e Shqipëri Europiane. Kjo pikë zgjidh çdo gjë”, tha Meta teksa mbante në duar marrëveshjen e 4 viteve më parë.

Ndërkohë Rama i cili mbërriti pas Metës në vendin ku mabhet takimi, nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU