Borziloku mban erë të mirë, rritet shpejt, ka shije të mirë dhe ka përfitime të mahnitshme. Pse të mos e mbillni dhe ju një rrënjë të tillë në një vazo?
Për më tepër të kesh një vazo borziloku në shtëpi, do të ndihmojë për të mbajtur insektet si milingonat dhe mushkonjat jashtë.
Përfitimet shëndetësore të gjethes së borzilokut janë të pabesueshme!
Tretje- Gjethet e borzilokut janë të mbushura me antioksidantë dhe phytonutrients që janë vërtet të mira për stomakun tuaj. Era e mentes aktivizon gjëndrat e pështymës që të prodhojnë enzima tretëse, enzima të cilat janë vendimtare për tretjen.
Pushon dhimbjen e kokës- Aroma freskuese e borzilokut është gjithashtu një ilaç i shpejtë dhe efektiv për të pushuar dhimbjen e kokës. Është një substancë natyrale qetësuese që mund të lehtësojë dhimbjet e kokës thjesht duke fërkuar ballin dhe hundën me vaj menteje.
Bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes- Borziloku ka gjithashtu veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që mund të lehtësojnë inflamacionet përgjatë rrugëve të frymëmarrjes, shkruan Living. Pirja e çajit të mentes është një ilaç i vërtetë në këto raste.
Kujdesi për lëkurën- Ju mund të përdorni borzilokun për të trajtuar pickimet nga insektet. Gjethet janë plot me antioksidantë që ndihmojnë për t’i dhënë lëkurës suaj një shkëlqim natyral. Anti-inflammatrët dhe anti-bakterialet që gjenden në gjethet e borzilokut gjithashtu ndihmojnë me problemet e akneve.
Kujdesi oral- Borziloku ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore, dhe është i përkryer për shëndetin e gojës, sepse ndalon rritjen e baktereve të dëmshme. Gjithashtu freskon frymën tuaj. Ajo që duhet të bëni është te fërkoni një gjethe menteje në dhëmbët tuaj dhe ta lini për pak minuta aty.