Investigimi i prestigjozes amerikane “Mother Jones”, në lidhje me financimin rus të PD për lobim në SHBA, ka shkaktuar një debat të madh politik në Shqipëri.
Maxhoranca dhe kryeministri i kanë kërkuar Bashës të shkojë në prokurori dhe të dëshmojë rreth këtij skandali, ku sipas tyre, lideri i PD po paguhet nga Kremlini për t’i nxirë faqen Shqipërisë. Por nga ana tjetër, lideri i PD, ka deklaruar se ky ishte shkrim i financuar nga Rama, dhe se do hedhë në gjyq revistën amerikane, të cilën nuk ngurroi ta quajë “esktremiste’’
Debati pritët të ndezë edhe seancën parlamentare të kësaj të enjteje, ku parashikohet një betejë e ashpër dhe maratonë. Shefi i qeverisë, prej dy javësh, nuk ka qenë i pranishëm, si pasojë e axhendës së tij.
Por duket se opozita, do fokusohet më së shumti tek debati për ndihmën ekonomike dhe kapjen e 613 kg kokainë, ndoshta edhe si strategji për të larguar vëmendjen nga skandali i “financimit rus”.
Sipas opozitës, mbi 20 mijë familje janë përjashtuar abuzivisht nga ndihma ekonomike. Basha ka ndërmarrë edhe një tur nëpër fshatrat e Shqipërisë, duke takuar disa prej tyre.
Kryeministri duket se i ka paraprirë debatit, ndërsa mësohet se në mbledhjen e sotme të grupit të PS, ka porositur të gjithë deputetët dhe ministrat të fokusohen pikërisht te kontratat lobuese, bëjnë të ditur burime për javanews.
PD ka insistuar vazhdimisht se debati për lobimin, është tentative e Ramës për të larguar vemendjen nga kapja e 613 kg kokainë, të cilës opozita i ka “gjetur” edhe pronarin
Javanews.al/a.ç