Një aksident ka ndodhur pak pasditen e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Rrëmbec.
Mjeti ka dalë nga rruga ndërsa raportohet se drejtuesi i saj ka ndërruar jetë.
Mediat raportojnë se makina ka zënë poshtë drejtuesin duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit tragjik, ndërkohë që policia hetimore po punon për zbardhjen e rrethanave.