• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një histori e shëmtuar (dhe e zakonshme) shqiptare

by S M
17/06/2019 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një zyrtar i partisë në pushtet merr në telefon një drejtor shkolle dhe i kërkon deklarim të hapur vote. Një tjetër zyrtar flet për grupe djemsh problematikë që duhet të rrinë diku në një cep gjatë procesit të votimit. Të tjerë krerë lokalë, kryetarë bashkish apo deputetë japin e marrin komplimenta shpesh banale, lenë takime e dreka sikur të jenë kushërinj a krushq prej s’dihet sa kohe.

Skena që shpaloset nga përgjimet audio që aktualisht i ridëgjojmë e i rilexojmë në gjermanisht, nga dosjet 339 dhe 184, veçse na e forcon pështirosjen e krupën për kodet e komunikimit e të veprimit që politika shqiptare aplikon në kohë fushatash zgjedhore. Na kujton dhjetra, qindra raste, kur qeverisjet dhe partitë e të gjitha ngjyrave, peshave dhe gjynaheve, kanë luajtur me votën duke e blerë, marrë me zor a grabitur në tavolinë.

A nuk u vodh mandati i bashkisë së Tiranës në sytë e të gjithëve në vitin 2011? A nuk u kthye KQZ në një strofull hileqarësh e dhunuesish të votave, ku e ku më keq se krerët lokalë e kandidatët e panjohur të provincës, që dëgjojmë sa në Durrës e në Dibër apo diku tjetër? A nuk kemi prekur ne si shoqëri tabanin e ulët të shkeljeve e tjetërsimit të vullnetit të popullit, sa herë që ka pasur zgjedhje? A nuk është paradoksale dhe njëkohësisht e dhimbshme, që të për të gjetur një proces zgjedhor normal në Shqipëri, të shkojmë pas deri në hapat e parë të pluralizmit shqiptar, në vitin 1991?!

S’ka si të mos habitesh me habinë e atyre që bëjnë sikur dëgjojnë për herë të parë një drejtor shkolle të marrë një urdhër që lidhet me një fushatë elektorale, nga një zyrtar a deputet i një partie. Nuk gjen dot asnjë justifikim që të mos votohet në 30 qershor “pas Bildit”, kur kemi votuar pas Gërdecit dhe pas 21 janarit!

S’ka si të mos mbetesh i zhgënjyer nga ky shpërthim i papritur etike e moraliteti i një sëre njerëzish, që e dinë fort mirë se çfarë zullumesh na kanë parë sytë e dëgjuar veshët në 30 vjet zgjedhje shqiptare. Kush ka jetuar në këtë vend qoftë edhe për pak vite, e di si buka që ha se zgjedhjet janë bërë tradicionalisht me të fortë të të gjitha llojeve, me sugjestionim e presion të shtetit mbi administratën dhe me premtime e oferta të pista partish për shtrime rrugësh, futje kolektive votuesisht në punë ose dikur edhe me viza greke ose italiane.

Trafikimi i votës është një sëmundje endemike e shoqërisë shqiptare. Përgjimet aktuale vetëm sa po i vendosin disa emra konkretë këtij fenomeni shumëvjeçar. Dhe e bëjnë këtë jo rrallë në mënyrë tendencioze dhe jashtë kontekstit.

Ka në qindra e qindra përgjime që ndodhen sot në Prokurori, një përzgjedhje selektive, të sforcuar e pa lidhje, siç qe p.sh biseda e kryeministrit Rama me një kandidat anonim në Maqellarë, e që papritur jetoi disa orë lavdie e fame të pakërkuar, kur e pa emrin në mediat më të mëdha të vendit.

Me shumë gjasë Edi Rama nuk bëri mirë që paditi gazetarin e “Bild” për botimin e përgjimeve. Politika e ka fituar rrallë betejën me median. Por edhe listimi i sforcuar i një politikani, për biseda që realisht nuk kanë asgjë brenda, në vend që të çojë ujë drejt tezës së implikimit të politikës në zgjedhje, bën efektin bumerang të përdorimit të të pavërtetave për të sulmuar një njeri me pushtet.

Mali i lartë i përgjimeve ka një rrugë të gjatë përpara. Të presim e të shohim çfarë do të ketë rezervuar fati për ata politikanë e zyrtarë që do të dalin në to. Për momentin po shohim shumë tym, por jo edhe po aq zjarr. E vetmja gjë normale që duhet të ndodhë këto orë të ethshme, kur një përgjim shpallet i fajshëm ende pa u dëgjuar deri në fund se çfarë përmban, është që drejtësia të ndërhyjë dhe të vendosë qartësi.

Të ndahet përgjegjësia etike e morale e komunikimit me kriminelë e horra, nga ajo politike e pastrimit të fushës nga ata që e meritojnë këtë gjë, duke lënë për në fund ata që duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Pa u kryer kjo krehje e ndershme dhe transparente e kolanës së gjatë të përgjimeve aktuale, brenda kësaj historie do të gjejnë strehë, justifikim ose edhe karburant dhe barut për topat, që të gjitha palët. Përgjimet duan transparencë, jo ribotim në gjuhë të huaj. Sepse ky quhet sugjestionim, jo bërje drejtësie.

Next Post
Flamur Noka jep kushtrimin: Ne nuk jemi hajdutë si këta!

Përgjimet për Dibrën, Flamur Noka dhe shoferi i vunë pistoletën në kokë votuesit

Comments 1

  1. Dikush says:
    7 years ago

    Mos e relativizo kaq shume. Gjithçka ka ndoshur ne te shkuaren, shume dakord bie me kete tezen tende. Madje edhe per faktin qe PD-ja mund te kete me shume gjynahe, se Rama, madje dhe se PS-ja. Por, po vazhduam me keto teori, qe ka beri ky, ka bere dhe ai, nuk mbarojme kurre. Nje dite duhet te pergjigjet dikush. Shume mire Rama dhe Ps-ja (nese i kane konsumuar veprat penale) per pergjimet qe kane dale, po ashtu Basha dhe PD-ja (per pastrim parash) ne se i kane bere. Ama, kur gjendesh para nje fakti, duhet mbajtur nje ane, qofte edhe morale. Ata njerez ne ata pergjime si p.sh, Pjerin Ndreu e Vangjush Dako nuk kane me lidhje me demokracine. Po s’u denua njeri, gjithmone do kujtojme te shkuaren, çka vrare njeri e çka vjedh tjetri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

February 3, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

February 3, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

February 3, 2026
Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

February 3, 2026
“Jemi aktivë për paqen në botë!”, Spiropali shkon në SHBA: Bordi i Paqes do të jetë Bordi i Veprimit

“Jemi aktivë për paqen në botë!”, Spiropali shkon në SHBA: Bordi i Paqes do të jetë Bordi i Veprimit

February 3, 2026
Protestat e fuqishme në Iran, më shumë se 50 mijë njerëz të arrestuar nga autoritetet

Protestat e fuqishme në Iran, më shumë se 50 mijë njerëz të arrestuar nga autoritetet

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In