Nishani: Ja pse vendosa të rikthehem në PD

Buajr Nishani ka treguar per vendimin e tij për t’u rikthyer në politikë dhe për t’i shërbyer PD. Ish presidenti thotë se vendosi të rikthehet pasi pa që vendi ishte në kolaps dhe duhet të jepte kontributin e tij personal. I zgjedhur tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ai foli në A2 për aksionin e opozitës ku paralajmëroi fundin e qeverisë Rama.
“Mendoj se sot është momenti i kontributeve shoqërore dhe qytetare nga gjithkush. Situata është tejet e vështirë, kemi një sistem të tërë në kolaps. Sistemin e institucioneve, një administratë shtetërore e mbërthyer nga një korrupsion si kurrë më parë, kemi në kolaps ekonominë.

Prej 3 apo 4 vitesh kemi një hemorragji të madhe sociale, shoqërore që rrezikon ta zhbëjë vendin. Në këtë situatë, unë mendoj se gjithsecili ka një detyrim qytetar për t’u angazhuar. Sa i përket aksionit opozitar, Nishani u shpreh se ai është kompleks dhe nuk duhet të përqendrohet vetëm të protesta.

Këshilli Kombëtar mori një vendim politik për të nisur një aksion politik. Aksioni politik nuk është vetëm protesta, por edhe takimi me bazën, me qytetarët, por edhe alternativa e opozitës, platforma e saj. Është një kompleksitet i plotë elementësh në këtë platformë. Duhet një përballje e fortë me këtë aktualitet”, tha Nishani.

Rikthimi i Nishanit në politikë mund të konsiderohet si një ndër lajmet më të rëndësishme që pas shpalljes së Pavarësisë.

/a.meta

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Login to your account below

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.