Nis sot edicioni i 57-të i “Festivalit të Fëmijëve” në Shkodër

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, nis mbrëmjen e sotme edicionin e tij të 57-të.

Janë 150 fëmijë nga Shqipëria, por edhe Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi të  do të performojnë në qytetin e Shkodrës.

Ata do të prezantojnë përgjatë tri netëve 20 krijime të reja të autorëve të ndryshëm, ndërsa organizatorët kanë menduar edhe për elementë të tjerë të spektaklit.

Kujtomë që Festivali i Shkodrës është eventi më jetëgjatë muzikor në Shqipëri, ndërsa kujtojmë breza të tërë artistësh të njohur sot, që kanë spikatur apo kanë dalë nga ky festival.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU