Nga Taylor Swift tek Nancy Pelosi dhe ‘The Rock’, lista e “Time” e 100 njerëzve më me ndikim në botë

Këngëtarja Taylor Swift, gazetari televiziv, Gayle King dhe ylli i futbollit, Mohamed Salah, janë ndër gjashtë fytyrat e famshme të botuara në faqen kryesore të botimit vjetor “100 njerëzit më me ndikim në botë” të revistës Time.

Yjet e tjerë që mbulonin faqen kryesore janë edhe kongresistja demokrate Nancy Pelosi dhe aktorët Sandra Oh dhe Dwayne Johnson.

Lista vjetore u publikua të mërkurën dhe përmban 100 persona, përfshirë artistë, liderë, politikanë dhe shumë njerëz nga e gjithë bota që ndikojnë tek të tjerët,

Taylor Swift (Foto: Kevin Winter/Getty Images for TAS)

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e ka përshkruar Pelosin si “dëshmi e gjallë kur është fjala për marrjen e punës nga një grua”.

‘The Rock’ u vlerësua për krijimin e një mjedisi pozitiv të punës, ndërsa Oh është cituar për jetën e saj krijuese.

Dwayne Johnson (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Muzikanti Shawn Mendes shkroi se Swift “bën që gjithë të moshuarit të ndjehen përsëri të rinj”, duke komentuar ndikimin e këngëtares amerikane.

Beyonce shkroi një ese mbi zonjën e parë Michelle Obama. Presidenti Donald Trump dhe këshilltari special Robert Mueller ishin gjithashtu në listën e këtij viti.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU