• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga lufta në Siri tek tërmeti shkatërrues në Shqipëri, këto janë ngjarjen që “tronditën” botën në 2019

by Java News
26/12/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur ngjarje që do të mbahen mend dhe do të shkruhen në histori.

Gazeta greke newsbomb.gr ka sjellë në rikujtesë ngjarjet më të rëndësishme, ku mes tyre është edhe tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri.

10 janar: Kriza presidenciale në Venezuelë

Kriza presidenciale e Venezuelës shpërtheu kur Asambleja Kombëtare e vendit rishpalli president Nicolas Maduro.

Kjo u kundërshtua nga Juan Guidao, i cili u vetëshpall President.

Ai u mbështet nga shumë vende të botës, mes tyre edhe SHBA dhe BE, por kriza në Venezuelë solli edhe viktima.

14 Prill: Vrasësi Serial në Qipro

Vrasësi serial që tronditi Qipron u dënua me 7 burgime të përjetshme pasi u shpall fajtor për vrasjen e 5 grave dhe 2 vajzave të vogla.

Viktimat ishin kryesisht të punësuara si pastruese në shtëpitë në ishull dhe u zhdukën midis shtatorit të vitit 2016 dhe gushtit të vitit 2018.

Dy vrasjet e fundit u zbuluan në 14 prill. Marie Rose dhe vajza e saj 6-vjeçare u gjendën brenda një pusi miniere.

15 Prill: Zjarri shkatërrues në Notre Dame në Paris

Tronditje dhe trishtim në të gjithë botën solli zjarri i madh që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris.

U dogj në mënyrë të pakontrollueshme për 8.5 orë pjesa më e madhe e katedrales.

21 gusht 2019: Amazona në flakë

“Mushkëria e planetit”, pylli tropikal i Amazonës u përfshi nga flakët, duke u djegur me një rritëm tepër të lartë.

Presidenti brazilian Zaich Bolsonaru tha në atë periudhë se qeveria e tij nuk kishte burime për të luftuar zjarret në pyjet e Amazonës.

Sipas agjencive qeveritare në vitin 2019 u regjistruan 72.843 zjarre, numri më i lartë që nga viti 2013 kur filluan të mbaheshin regjistrimet.

9 tetor 2019: Pushtimi turk në Siri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi përmes “Tëitter” se një operacion i ri ushtarak turk ishte nisur në veri-lindje të Sirisë kundër milicive kurde siriane.

“Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane (rebelët sirianë të mbështetur nga Ankaraja) kanë nisur Operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë,” shkroi presidenti turk.

Komuniteti Ndërkombëtar dënoi pushtimin turk.

31 tetor 2019: Shteti Islamik konfirmon vdekjen e Bagdadiut

Shteti Islamik konfirmoi se udhëheqësi i Abu Bakr al-Bagdadi u vra pas një sulmi amerikan.

Organizata xhihadiste vendosi Ebu Ibrahim al-Hashimi al-Kurasi si pasardhësin e saj.

26 nëntor 2019: Tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka qenë një nga goditjet më të fortë që ka pësuar Ballkani Perëndimor për dekada të tëra.

51 persona humbën jetën dhe mijëra shtëpi u shkatërruan.

“Ne humbëm shumë jetë njerëzish, por gjithashtu shpëtuam shumë,” deklaroi Kryeministri shqiptar Edi Rama gazetarëve gjatë një vizite në spitalin e Tiranës.

Zyrtarët ushtarakë, policorë dhe mbrojtës civilë për disa ditë zhvilluan operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat afër epiqendrës së tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

Sizmologu shqiptar Rrapo Ormeni theksoi se tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit ishte më i forti i regjistruar në zonën e Durrësit që nga viti 1926.

12 Dhjetor: Zgjedhjet Britanike

Kryeministri Boris Johnson është konsideruar si njeriu më i fortë në Mbretërinë e Bashkuar pas triumfit të tij në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, që i lejon atij të mbajë premtimin për të realizuar largimin e Britanisë nga BE në 31 janar.

Next Post
FOTO/ Nga Sala tek Karl Lagerfeld dhe Roxette, vdekjet që tronditën botën në vitin 2019

FOTO/ Nga Sala tek Karl Lagerfeld dhe Roxette, vdekjet që tronditën botën në vitin 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In