Monedha e re metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2014, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2011. Ndryshimi nga emetimi i fundit i kësaj prerjeje qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2014”. Duke filluar nga data 1 dhjetor 2016, monedha metalike me vlerë nominale 5 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.
ma.me