Nëna lind fëmijën në autobus, kompania i bën një dhuratë speciale

Një grua shtatzanë që po udhëtonte me një Flixbus nga Barcelona drejt Brukselit, është bërë protagoniste. Ajo u detyrua që të lindte fëmijën në autobuz.

Shoferi i mjetit, rreth orës 3.30 të mëngjesit, ndaloi në një stacion shërbimi në Ressons dhe njoftoi shërbimet e emergjencës, për t’i ardhur në ndihmë gruas.

Kjo është hera e parë në histori që kjo kompani asiston në një ngjarje të tillë.

Lindja shkoi shumë mirë dhe vogëlushja që u quajt Zenepe, u transferuar së bashku me prindërit e saj në një spital pranë Cimpiegne. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të mirë dhe për të festuar këtë fund të lumtur, kompania vendosi t’i dhurojë vogëlushes udhëtime gratis deri në moshën e pjekurisë./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU