Në zyrën e kryeministrit Rama mbërijnë ministri Lleshaj dhe drejtori i policisë Ardi Veliu

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë qenë mëngjesin e sotëm në Kryeministri.

Sipas report tv, ata mund të jenë duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama lidhur me masat që do të merren për të garantuar sigurinë dhe mbaravajtjen e procesit elektoral dhe zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit.

Takimi i tyre vjen pas zhvillimeve të fundit politike, në një kohë kur presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që vetë socialistët shprehen të vendosur se data e zgjedhjeve nuk ndryshon.

Me gjithë vendimin e Metës, kreu i qeverisë Rama do të vijojë ditën e sotme fushatën elektorale në Lushnje dhe Divjake ku do të prezantojë edhe kandidatët për zgjedhjet lokale.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU